DYLON

Aktgjykim dënues për veprën penale marrje ryshfetit

Aktgjykim dënues për veprën penale marrje ryshfetit
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. B., në kohëzgjatje prej 1 (një) viti burgim dhe dënim me gjobë në shumën 1.000 (njëmijë) euro.

I akuzuari në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar ryshfet në shumën prej 2.000 euro nga i dëmtuari A. E., në mënyrë që të bëjë pagesën nga llogaria e komunës për shpronësimin e tokës në vlerë prej 65.072 euro.
Me këto veprime i akuzuarit ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjykata ka dënuar me një vit burgim dhe 1.000 euro gjobë, gjithashtu të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.