• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Maliqi: Borxhlinjve ndaj Komunës u jepet afat deri më 31 dhjetor për shlyrjen e obligimeve

Redaksia 2LONLINE 5 Dhjetor, 2018 3 min
 Maliqi: Borxhlinjve ndaj Komunës u jepet afat deri më 31 dhjetor për shlyrjen e obligimeve

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi ka apeluar te të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i përgjigjen thirrjes për pagesën e faturave të tatimit në pronë, sepse për vonesat eventuale barra e kamatës dhe e dënimit është rënduese për të gjithë borxhlinjtë sipas skemës ligjore nga niveli qendror.

Këtë apel drejtori Maliqi e ka bartur nga konferenca e organizuar pikërisht për t’i njoftuar qytetarët dhe bizneset për borxhet ndaj tatimit në pronë dhe taksave të tjera.

“Komuna e Gjilanit, para dy muajsh ka paralajmëruar qytetarët borxhlinjë, me vërejtjet e fundit dhe sot kërkojmë nga të gjithë që t’i kryejnë obligimet e veta, sepse vonesat e mëtutjeshme do të jenë rënduese për të gjithë. Nëse borxhet deri në fund të këtij viti nuk paguhen, sistemi qendror i tatimit në pronë me datën 1 janar 2019 e gjeneron dënimin dhe kamatën, për çka përsëri do të jetë një vështirësi për qytetarët, sepse krahas obligimit do të shtohen edhe këto dy vlera”, ka thënë Maliqi.

Ai ka potencuar se një pjesë e borxhlinjve të mëdhenjë i janë përgjigjur thirrjes së Komunës për pagesën e obligimeve.

“Jemi falënderues për të gjithë ata borxhlinjë që tashmë janë në proces të pagesave ose kanë përfunduar ato. Gjithashtu, në bazë të ligjit ne jemi të obliguar që të vazhdojmë me mjetet ligjore për të mbledhur obligimet. Nuk dëshirojmë që të marrim hapat e fundit, mirëpo nëse nuk ka përgjigje pozitive nga ana e atyre që kanë obligime, atëherë jemi të detyruar të veprojmë me forma juridike”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai, gjithashtu, ka potencuar se ka një rritje të të hyrave nga tatimi në pronë kur bëhen krahasimet me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Drejtori për Buxhet dhe Financa ka theksuar se të gjitha mjetet e grumbulluara nga sektori i tatimit në pronë do të kthehen përsëri tek qytetarët përmes investimeve kapitale, si në rrugë, kanalizim, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte tjera në bazë të planifikimit vjetor.

Etiketa:aktuale Drejtori i Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa Gjilan Tatimit në Pronë Zijadin Maliqi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com