Në Ditën Botërore të Binjakëve është organizuar parakalimi i prindërve kosovarë me fëmijët e tyre binjakë apo më shumë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë.
Organizatorët mbetën të habitur se sa shumë binjakë ka në Kosovë, ajo shpreson se kjo ditë ndërkombëtare të bëhet traditë në Kosovë.
Organizatorët para të pranishmëve shpallën nënën Shehnaze Bekteshi, nënë e 5 njakëve si nëna heroinë edhe pse tashmë e ndjerë.
Aktiviteti vazhdoi pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, me këngë të ndryshme, kushtuar fëmijëve binjakë.