Ushqimet e nevojshme pas pushimeve verore

Ushqimet e nevojshme pas pushimeve verore

Disa nga ushqimet e duhura që duhet të konsumoni kur të ktheheni pas pushimeve verore janë:

Zgjidhni ushqime që stimulojnë hormonet e humorit të mire, ato që përmbajnë serotonin, dopamin, oksitocin dhe triptofan.

Vitaminat:

Mbushuni me fruta me ngjyrë. Vitaminat janë thelbësore për mirëqenien psikofizike të trupit tonë.

Perimet:

Të mira dhe të gjalla, një bekim për qiellzën dhe për sytë.

Çokollatë e errët:

Shumë e mirë për një humor të mirë.

Omega 3:

Peshku i kaltër është aleati juaj. Acidet yndyrore omega 3 janë një burim i vlefshëm i shëndetit dhe mirëqenies: ato ndihmojnë funksionimin normal të zemrës, hipertensionit, kolesterolit, ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira dhe për të qëndruar i ri .

Proteinat

Janë një nga ushqyesit thelbësore për shëndet të mirë dhe për një dietë të shëndetshme, por edhe për humor të mire. Zgjidhni proteina fisnike, të tilla si ato të përfshira në mish, peshk, vezë dhe qumësht, por edhe në bishtajore, fruta të thata dhe fara vajore.

Karbohidratet:

Drithërat më të mira. Zgjedhja më e mirë janë karbohidratet me glicemin të ulët, për shembull drithërat, ndoshta së bashku me perimet, ndërsa është më mirë të shmangni sheqernat e thjeshta, ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike.

Bishtajore:

Për të marrë proteina. Bishtajoret – fasule, qiqrat dhe thjerrëzat janë një burim i mirë i proteinave dhe i triptofanit.

Zinku:

Është një tjetër lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin dhe gjendjen shpirtërore, sepse vepron në rregullimin e funksioneve të neuroneve. Ai është i përfshirë në shumë prej ushqimeve, të tilla si mishi, peshku, vezët, bishtajoret, qumështi.Një tryezë e bukur me ngjyra: një gëzim për sytë.

KOMENTE