“Përmes mbjelljes së fidaneve e luleve në kampusin shkollor, aktiviteteve vetëdijësuese për parandalimin e përdorimit të plastikës, hapjes së bunarit për ujë te Shkolla e Muzikës, simbolikisht edhe ne dhamë mesazhin global se si ta ruajmë tokën, respektivisht ambientin”, ka bërë me dije, Albana Demiri, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.
Sipas saj, nxënësit patën mundësi të ndjekin një dokumentar të shkurtër me titullin “Ruajtja e ambientit”. E të gjitha këto u realizuan në bashkëpunim me projektin YENI dhe Eko-Klubet e shkollave të mesme të Komunës sonë.
“Falënderojmë Caritasin Zviceran për mbështetjen e vazhdueshme në projekte të tilla”, ka thënë drejtoresha Demiri. /2LONLINE/