DYLON

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet dhe konfiskohet në Mitrovicë Veri

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet dhe konfiskohet në Mitrovicë Veri
Avatar photo Redaksia

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMW 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë.

Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.