DYLON

FC Prishtina fituese e Kupës së Kosovës 

FC Prishtina fituese e Kupës së Kosovës 
Avatar photo Redaksia

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll, pasi të hënën në mbrëmje, ka shënuar fitore në ndeshjen finale kundër Gjilanit, me rezultat 2:0, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kësisoj, klubi bardhekaltër e ka kthyer këtë trofe në kryeqytet pas tre vjetësh. Përballja e këtyre dy skuadrave solli lojë të baraspeshuar, por prishtinasit arritën të jenë më kreativ në fazën sulmuese, duke i kapitalizuar rastet e tyre në gola në pjesën e dytë, njofotn faqja zyrtare e FFK-së.

EkoHigjiena

Rezultatin e zhbllokoi Genc Hamiti, me golin e shënuar në minutën e 68-të, me një gjuajtje të fortë, pas asistimit të Mërgim Pefqelit. E ky i fundit e vulosi më pas fitoren e Prishtinës në minutën e 76-të, me një supergol nga 25 metra.

Në minutat e mbetura gjilanasit u përpoqën të ndryshojnë fatin e kësaj ndeshje, por edhe pse e gjetën golin në minutën e 87-të përmes Mevlan Zekës, ai më pas u anulua me ndërhyrjen e VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje.

Në fund, medaljet për ekipet finaliste dhe trofeun për kapitenin e Prishtinës, Gledi Mici i ndanë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Për Prishtinën ky është trofeu i tetë në këtë garë, njofotn faqja zyrtare e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.