-Ofrim të shërbimeve dhe vizitave mjekësore, për grupet e cenueshme, të sëmurët e rëndë edhe në kohë pandemie COVID-19, duke u detyruar qytetarët të paguajnë shërbime të shtrenjta për infermierët privatë.
-Rregullimi dhe ngritja e kapaciteteve të reja infrastrukturore, si dhe përmirësimi e mirëmbajtja e vazhdueshme e infrastrukturës ekzistuese mjekësore.
-Përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë dhe stafin tjetër në nivelin primar. Pajisja me aparaturë dhe mjete përcjellëse mjekësore të nevojshme për trajtim dinjitoz të pacientit.
-Zgjerimi dhe furnizimi i rregullt me barëra nga lista esenciale dhe material tjetër shpenzues. Rritja e kapacitetit ekzistues terapeutik dhe shtimi i barërave të tjerë në listë e të cilat janë në mungesë, duke kërkuar edhe ndihmë nga niveli qendror e donatorë të huaj.
-Rritja e buxhetit për nivelin primar nga buxheti komunal. Planifikim të mirë vjetor për shërbime dhe mallra, si dhe investime kapitale.
-Edukim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes subvencionimit nga buxheti komunal.
-Rritja e kapaciteteve diagnostifikuese moderne dhe trajnimi i stafit.
-Rritja e kapaciteteve në Shërbimin urgjent primar me staf dhe me automjete.
-Shtimi i orarit të shërbimeve shëndetësore për 7 ditë në javë, pa mbyllje të shumicës së ambulancave në fundjavë.
-Implementimi i konceptit të Mjekësisë familjare dhe ofrimi i shërbimeve sa më afër pacientit.
-Kontrollimet sistematike dhe të rregullta të nxënësve si dhe planifikimi i trajtimit të problemeve dhe anomalive të gjetura.
-Interneti dhe intraneti në funksion të digjitalizimit të sistemit shëndetësor në Mjekësinë familjare.
-Ndërtimi i ndërtesave kolektive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe mungesë hapësire për banim, duke bashkëpunuar edhe me donatorë e shoqata.
-Rritja e shtretërve të mjaftueshëm për infuzione në ambulanca. Shumë pacientë gjilanas ankohen se, kur shkojnë në ambulancë, nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe detyrohen shërbimin e kryer me 2 euro në ambulancë publike, e me ilaçe të blera nga pacientët, ta bëjnë te ndonjë ofrues privat shëndetësor, duke paguar për shërbimin e njëjtë, deri në 15 euro.
-Procedurat administrative dhe burokratike të paarsyeshme në ambulancat lokale, do të hiqen. Hyni në ambulancë dhe në sportel, ju pyesin emrin, mbiemrin, emrin e nënës e të babait. Pastaj sërish gjatë daljes, një zyrtar tjetër, ju merr të dhënat e njëjta. Reduktimi maksimal i burokracisë gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore, është prioriteti ynë.
-Do të rritet cilësia e menaxhimit shëndetësor. Përgjegjësia ndaj pacientëve nuk është në nivel të duhur, jo për fajin e mjekëve, apo infermierëve, por të një menaxhimi joefikas shëndetësor. Pa mbikëqyrje, pa monitorim të zbatimit të kodit etik e profesional, pa mbikëqyrur zbatimin e të drejtave të pacientëve dhe pa ndarje të përgjegjësive individuale për çdonjërin, nuk ka shërbime cilësore shëndetësore.
-Do të krijojmë një mjedis të sigurt për stafin mjekësor. Edhe pasiguria e mjekëve dhe infermierëve është e madhe, kur fyhen rëndë nga ndonjë familjar i pacientit. Edhe kjo, për fajin e menaxhimit jo të duhur shëndetësor. Duhet të mbrohen me çdo kusht pacienti, por edhe stafi mjekësor. Ndërsa kur ka menaxhim të duhur shëndetësor, rrallohen rastet e familjarëve të papërgjegjshëm të pacientëve, në raport me stafin shëndetësor. Spitali dhe ambulanca duhen të jenë vendet me sigurinë më të madhe për pacientët, stafin mjekësor dhe familjarët vizitorë për të sëmurët.
-Do të punojmë për një mjedis të pastër mjekësor. Higjiena e dobët kur shkoni në tualetët e ambulancave, shkakton rreziqe infektimi, por edhe pakënaqësi të mëdha te pacientët, por edhe te familjarët e pacientëve.
-Do të respektohet strikt orari i punës. Nuk do të tejkalohen pauzat e lejueshme dhe mungesa e një sistemi efikas monitorues për llogaridhënie. Nuk do të ketë pauza në fillim të orarit të punës. As pauzë para fillimit zyrtar të pauzës në mesditë dhe të zgjatet 30-40 minuta pas pauzës së mesditës. Pauzat duhen konsideruar jo vetëm daljet jashtë ambulancave, por prej një zyre në zyren tjetër, ose edhe shumë raste ka, kur pacientët raportojnë se si ka ndonjë nga stafi mjekësor e infermieror, në vend se të ofronte shërbimet shëndetësore ndaj pacientëve, tymosin duhan në oborr të ambulancës.
-Në disa ambulanca shëndetësore lokale në Gjilan, kur hynë pacientët, ankohen shumë për aromat e rënda të përgatitjes së ushqimit në kuzhinat e improvizuara të ambulancave. Do të ketë një ambient të pastër dhe të këndshëm për nuhatje në ambulancat tona.
-Do ta thellojmë bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me komunat e tjera fqinje dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të adresuar problemet që shfaqen për pacientët në Spitalin Rajonal të Gjilanit: Pavarësisht që spitalet regjionale mund të jenë direkt në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, në nivel qendror, pacientët e komunës së Gjilanit, por edhe ata që vijnë nga Kamenica e Vitia, ballafaqohen me shumë sfida në marrjen e shërbimeve shëndetësore. P.sh., do të adresohet problemi i kondicionimit të ajrit (klimë) gjatë verës në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe nuk do të detyrohen shumica e pacientëve dhe familjarëve të tyre, të marrin flladitëse ose flutura freskuese. Do të adresohet problemi i mungesës së kushteve të pacientëve, mungesa e TV në dhomat e tyre, ndërsa për disa të stafit mjekësor, ka TV dhe shumë nga obligimet ndaj pacientëve, kryhen sidomos nga familjarët e pacientëve. Do të ulet barra e përkujdesjes për pacientët nga familjarët e tyre, sapo të hynë në spital dhe përgjegjësia në përputhje me kodin etik infermieror, do t’i kalojë infermierëve, e jo familjarëve të pacientëve.
-Do të adresohet mirëmbajtja e shtretërve lëvizës të pacientëve, ku shumë prej tyre që janë të prishur, nuk rregullohen ose të zëvendësohen me të tjerë. Do të adresohet problemi i prizave të rrymës për t’i futur kabllot e shtretërve elektrikë në dhomat e pacientëve. Pavarësisht që është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, me problemet në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ballafaqohet vetë qytetari dhe pacienti i Gjilanit.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/