DYLON

Personi i dyshuar i cili tentoi t’i ikë Policisë, arrestohet për posedim të narkotikëve

Personi i dyshuar i cili tentoi t’i ikë Policisë, arrestohet për posedim të narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Më datë 29.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Sektori Qendror, ka pranuar informata relevante se në një fshat të komunës së Graçanicës, një person i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij. 

Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata,  janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç ‘rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987),  mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij,  pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë.

EkoHigjiena

Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë. 

Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit  i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.