Jurgen Klopp është lavdëruar për zgjedhjet befasuese – Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri – në fitoren 5:2 të Liverpoolit kundër Evertonit.
Trajneri gjerman e nisi ndeshjen me një formacion ‘shokues’ në derbin numër 234 të Marseysides, duke bërë pesë ndryshime.
Befasitë e Kloppit e ‘shpaguan’ besimin, derisa Origi shënoi dy-golësh, kurse Shaqiri shënoi një.
Edhe paraqitja e Shaqirit ishte mahnitëse, derisa ai e bëri paraqitjen e tij të parë nga fillimi që prej fitores ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve shtatë muaj më parë.
Kur iu bë i ditur ky fakt, Klopp u përgjigj: “Me të vërtetë? Kërkoj falje Shaq! Ai ishte i lënduar në shumë raste”, theksoi Klopp.