Ndryshon mënyra e kualifikimit për në Kampionatin Botëror, Kosova dhe Shqipëria mund të mos kualifikohen!

Ndryshon mënyra e kualifikimit për në Kampionatin Botëror, Kosova dhe Shqipëria mund të mos kualifikohen!

UEFA ka bërë publike mënyrën e kualifikimit për në Kampionatin Botëror të vitit 2022 që do të mbahet në Katar. Me formulën e re, në Botëror do të kualifikohen 10-të kombëtaret që do të dalin nga fazat e grupeve.

Ndërsa, në play-off do të marrin pjesë 10-të skuadrat e dyta të grupeve, për të plotësuar numrin 13-të të ekipeve Europiane që do të shkojnë në Katar.

10 vendeve të dyta do t’i shtohen edhe dy kombëtare me renditjen më të lartë të UEFA Nations League, dhe këto 12 kombëtare do të luajnë midis njëra tjerave në play-off për të siguruar një biletë kualifikuese, në kompeticionin më të madh botëror në sferën futbollistike në nivel kombëtaresh.

Por, sipas deklaratës së UEFA-s, dy ekipet që do të dalin nga Nations League do të përzgjidhen nga Liga A dhe Liga B dhe Kosova e Shqipëria nuk bëjnë pjesë në këto dy liga por ndodhet një ligë më poshtë, në atë C.

Ky vendim shuan çdo shans që kombëtarja e Kosovës dhe ajo Shqiptare të kualifikohen përmes këtij kompeticioni, por ndeshjet që do të zhvillohen nisur nga viti 2020 do t’i shërbejë për t’u ngjitur një ligë më lart.

Në këto kushte rruga e “Dardanëve” bëhet shumë e vështirë për rrugëtimin e tyre për në Botëror, duke parë që nga faza e grupeve kualifikohen vetëm vendet e para si edhe vendet e dyta më të mira të zgjedhura pas ndeshjeve play-off.

KOMENTE