Trajneri i Zvicres, Vladimir Petkoviç udhëtoi me drejtorin e Kombëtares zvicrane, Pierluigi Tami për në Angli. Misioni i tij ishte të pajtohej me Xherdan Shaqirin.
Futbollisti i Liverpoolit anashkaloi ftesën e Zvicrës për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 kundër Irlandës dhe Gjibraltarit në fillim të shtatorit sepse donte të përqëndrohej në klubin e tij.
Arsyeja e mungesës së yllit nga Gjilani ishin dallimet personale me Petkoviç. Por, me sa duket, raporti i të dyve që nga e Mërkura në mbrëmje është përmirësuar shumë.
Sipas “Blick”, takimi i Petkoviç në Shaqirin me sa duket ka dhënë frytet e tij. Të dy duket se kanë diskutuar problemet e tyre. Thuhet se Xherdani ka pranuar që të rikthehet përsëri me ekipin Kombëtar.