Xherdan Shaqiri po ndihet i gatshëm që të luaj për skuadrën angleze për ndeshjen e së shtunës kundër Watford. Futbollisti nga Kosova luajti edhe në ndeshjen kundër Everton, u ku edhe arriti të shënoj gol në fitoren 5-2 të Liverpoolit.
“Jam 100 për qind i gatshëm. Më duhej një apo dy javë për t’u stërvitur, jam mirë dhe i lumtur – ndihem mirë kështu që jam gati”, shtoi ai.
“Ndihem mirë, në formë dhe mendoj se e patë kundër Evertonit. Jam i lumtur që luajta dhe pata minuta sepse kam qëndruar jashtë për një kohë. Isha i entuziazmuar që luajta nga fillimi dhe për këtë doja të bëja paraqitje të mirë. Është e mrekullueshme të kthehem me gol në derbi, diçka që s’do ta harrojë”, ka thene Shaqiri.
“Tani jam duke shikuar përpara për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë dhe shpresoj të luaj më shumë”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për Liverpool TV.