Sulmuesi i Liverpoolit, kosovari Xherdan Shaqiri, po kalon një periudhë të keqe ne karriere, pasi nuk po merr minuta me skuadrën e Liverpoolit.
Ai nuk ka më vlerësimin e sezonit të kaluar nga trajneri Jurgen Klopp që i dha besim dhe e aktivizonte shpesh.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, së fundmi ka zbuluar se është paksa i frustruar dhe i merzitur, për faktin se nuk i jepen minuta të mjaftueshme te Liverpooli.
“Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Duhet të jem në gjendje që të përballem me situata të tilla, duhet t’i pranoj, kam qenë gjithmonë me skuadrën”, tha Shaqiri.