Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të gjashtë ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marë pjesë në votim.
Përmes këtij projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.