Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Shkelzen Sylaj i shoqëruar nga sekretari personal, Florin Hoxha, po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit ” (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity) , që po mbahet në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s (NATO Defence College) në Romë, Itali, me organizim të NATO – s dhe mbështetje të CIDS (Qendra Norvegjeze për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes) nga Norvegjia.
Fjalimin kryesor gjatë punimeve të kësaj konference e mbajti Sekretari i përgjithshëm i MFSK -së z. Shkelzen Sylaj, i cili i njoftojë të pranishmit me të arriturat e MFSK – së në ngritjen e integritetit. Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesionale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të integritetit në institucionet e tyre.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj.
Konferenca vjetore e NATO-s për Ngritje të Integritetit (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity) ka filluar dje më 10 tetor dhe do të përfundojë punimet sot, më 11 tetor 2018.