DYLON

Në Pentagon takohet Grupi Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë

Në Pentagon takohet Grupi Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i MFSK/FSK-së, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi takime dypalëshe lidhur me avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Zëvendësministri për FSK-në, z. Burim Ramadani dhe zëvendës ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, znj. Laura Cooper, kanë bashkë-kryesuar mbledhjen e Grupit Punues për Politika të Sigurisë SHBA-Kosovë, të mbajtur në Pentagon.

Gjatë takimit të Grupit të përbashkët, janë diskutuar dhe vendosur orientimet strategjike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, janë diskutuar çështjet e detajuara mbi angazhimet e përbashkëta në mbështetjen amerikane për Ministrinë e ardhshme të Mbrojtjes, me theks të veçantë për FSK-në në mandatin dhe detyrat e reja ushtarake dhe të mbrojtjes.

EkoHigjiena

Nga pala kosovare, në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadorja Vlora Çitaku dhe delegacioni profesional.

Të dy delegacionet kanë prezantuar synimet dhe planet për punën e përbashkët, në vitin në vijim, sikurse janë dakorduar për një varg aktivitetesh mbështetëse për FSK-në, anëtarësimin në iniciativat rajonale, si dhe angazhimet në misione ndërkombëtare.

Në takimin e mbajtur në Washington është prezantuar rruga përpara gjatë transicionit të FSK-së pas miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë-kryesuesit Ramadani dhe Cooper kanë vlerësuar lart përgatitjet e bëra nga të dy delegacionet për bashkëpunimin bilateral dhe theksuan thellimin e partneritetit në siguri e mbrojtje Kosovë-SHBA.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.