Qendra Mjekësore Familjare në Roganë të Kamenicës, së shpejti do të filloj kryerjen e shërbimeve 24 orë për banorët e kësaj ane.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se tani jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për fillimin e punës së QMF-së në Roganë, sepse pandemia e ka ngadalësuar këtë proces.
“Qendra e Mjekësisë Familjare në Roganë shumë shpejt do të filloj kryerjen e shërbimeve 24 orë për banorët e kësaj ane. Meqenëse situata me pandeminë na e ka ngadalësuar procesin, tani jemi në fazën e fundit të përgatitjeve! Ecim tutje me shumë punë e angazhim”, tha Kastrati.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, u shpreh se është e lumtur që çdo ditë e më shumë po plotësohen nevojat e qytetarëve.
“Jemi të lumtur që çdo ditë e më shumë po angazhohemi që t’i plotësojmë nevojat e qytetarëve tanë. Ofrimi i këtij shërbimi përgjatë 24 orëve, do të lehtësoj padyshim edhe mirëqenien banorëve të kësaj ane”, u shpreh Zajmi-Krasniqi.
Po ashtu edhe u.d drejtori i Qendrës së Mjekësisë Kryesore Familjare, Besim Beqiraj, tha se ndihet i kënaqur që kërkesat dhe nevojat e qytetarëve po realizohen. /2LONLINE.com/