Me qëllim të harmonizimit për marrëveshjen që parasheh kalimin nën menaxhim të ujit të pijes në kompaninë e ujërave “Hidromorava”, për pesë fshatra të komunës së Vitisë, si dhe për shqyrtimin e finalizimit të punëve të rrjeteve të ujësjellësit nëpër disa fshatra, sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtorin regjional të kompanisë së ujërave “Hidromorava”, Muhamed Suliqi dhe Astrit Vokshin nga CDI.
Temë bisede ishte përgatitjet për lëshimin e ujit të pijes në fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik, si dhe për mënyrën që kjo të kalojë nën menaxhim të Hidromoravës, për çka edhe u dakorduan që të kryhen gjitha procedurat e nevojshme dhe pas dy javësh, në mënyrë ceremoniale, të bëhet nënshkrimi i kalimit të menaxhimit.
Ky projekt, u realizua nga të hyrat vetanake të Komunës së Vitisë dhe në mbështetje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, si dhe Qeverisë së Kosovës. /2LONLINE.com/