AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia, është ansambli i vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, që ka përfaqësuar kulturën shqiptare në një Festival prestigjioz internacional “Online Dance Competition” që është organizuar nga FFA, e që u mbajt gjatë muajit tetor.
Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, ishin : Rusia, Australia, Indonezia, Estonia, Lituania, Irani, Polonia, Tailanda, Greqia, Malajzia, Kanada, Turqia, Meksiko, Argjentina, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovakia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Moldavia, Bullgaria Meksika etj.
Paraqitja e ansambleve pjesmarrëse u vlerësua nga nje juria profesionale e përbërë nga 7 vende te ndryshme te botës, ndërkohë që Ansambli “Kemajl Azizi”, u nderua me çmimin si Koreografia më e bukur tradicionale -Letër speciale rekomandimi, me vlerë për të gjitha festivalet botërore , si dhe mirënjohje dhe falenderime për bashkëpunim dhe kupon special me vlerë 100 euro.
Me rastrin e paraqitjes dinjitoze në këtë festival, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar sot pritje për udhëheqjen dhe anëtarët e të këtij ansambli.
Mes tjerash ai, kryetari Haliti ka theksuar se ndjehet krenar për rezultatet e AKV “Kemajl Azizi”, kur dihet fakti se edhe në këto rrethana nëpër të cilën po kalon vendi yne, por edhe e gjithë bota, megjithatë përkushtimi i këtyre artistëve është kurorëzuar me rezultate të mira.
“Ju inkurajoj, që të vazhdoni edhe më tej që të angazhoheni sepse vetëm me punë, mund të arrini synimet tuaja. Ju uroj për çmimin dhe rezultatet në përgjithësi. Jeni shëmbelltyra jonë, por edhe ambasador të kulturës sonë kombëtare, në nivelet ndërkombëtare”, u shpreh Haliti.
Edhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Viti, Milot Lala, ka thënë se është tejet i kënaqur me punën dhe përkushtimin e anëtarëve të AKV “kemajl Azizi” dhe ka premtuar se do të mbështes e të përkrah nismat që vijnë nga ata.
Kurse drejtori i Ansamblit “Kemajl Azizi”, Arsim Abazi, ka thënë se këto çmime nuk i takojn vetëm ansamblit tonë, por i takojn edhe qytetit tonë Vitisë, shtetit të Kosovës dhe gjithë Shqiptarisë.
“Shpreh falenderim për antarët dhe bashkpuntorët , të cilët po i japin vlerë AKV “Kemajl Azizi” dhe i cili po ka sukses të madh në sferën ndërkombëtare kulturore”, tha Abazi.
Përndryshe, ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës./2LONLINE.com/