DYLON

Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon komunat tona në përballje me pandeminë Covid-19

Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmon komunat tona në përballje me pandeminë Covid-19
Avatar photo Redaksia

Në kazermën “Adem Jashari”, respektivisht në Qendrën Mjekësore të FSK-së, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit nga Republika Federale e Gjermanisë me materiale mjekësore për përballimin e krizës së pandemisë COVID-19.

Në emër të shtetit dhurues, donacionin e dorëzoi drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s ( NALT), gjeneral brigade Frank Best, kurse në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, donacionin e pranoi zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi në shoqërim të drejtorit të Qendrës Mjekësore të FSK-së, dr. Shkëlzen Syla.

Më pas, bazuar në planin paraprak të QKMFSK, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me stafin e lartë ushtarak gjerman, filloi operacioni i shpërndarjes së materialeve të donacionit përkatës në komunat e planifikuara të banuara nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

EkoHigjiena

Kontingjenti i parë i donacionit përkatës, sot iu dorëzua Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe gjeneral Cikaqi, gjeneral Best dhe dr.Syla të pritur nga zëvendëskryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka me bashkëpunëtorë si dhe stafi drejtues i Qendrës Mjekësore përkatëse.

Në fillim, z. Mujka në emër të stafit të QKMF-së dhe qytetarëve të komunës së tij, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e madh për FSK-në dhe shtetin gjerman për ndihmën e ofruar e shumë të nevojshme në këtë periudhë.

Nga ana e tyre, gjeneral Cikaqi dhe dr. Syla, i njoftuan të pranishmit me përmbajtjen e projektit dhe shprehën zotimin për vazhdimin e aktiviteteve të FSK-së me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me krizën e pandemisë COVID-19 dhe nevoja tjera.

Shpërndarja e materialeve mjekësore përkatëse do të vazhdojë edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme në komunat: Viti, Hani i Elezit, Kaçanik, Mamushë, Dragash, Suharekë, Obiliq, Vushtrri, Kamenicë, Shtërpcë, Drenas, Lipjan, Fushë Kosovë, Junik, Deçan, Skenderaj, Istog, Vitomiricë dhe Podujevë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.