Një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë dhe ylli i Liverpoolit mund të largohet nga Anglia drejt Serie A.
Sky News Arabia ka befasuar të gjithë duke shkruar se Juventusi është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për Mohamed Salah.
Për më shumë, Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për yllin e Egjiptit, në rast se kjo ndodh ai do të behej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit te PSG.
Sipas tyre Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën e gjelbër klubit të fillojë negociatat me Liverpoolin për yllin egjiptian.
Aktualisht Salah ka shënuar 17 gola në Ligën Premier për skuadrën e Jurgen Klopp dhe ka dhuruar shtatë asistime. Para se t’i bashkohet klubit anglez ai ishte pjesë e Romës dhe Fiorentinas në Serie A, ku tregoi paraqitje mjaft të mirë.