DYLON

Pezullohen drejtues mediash në Francë, dyshohen për ngacmime “online”

Pezullohen drejtues mediash në Francë, dyshohen për ngacmime “online”
Avatar photo Elife Sherifi

Disa drejtues mediash në Francë janë pezulluar apo pushuar nga puna pasi dyshohet se kanë koordinuar një ngacmim “online” përmes një grupi privat në Facebook.

Dhjetëra persona kanë ndarë eksperiencën e tyre të bullizmit kibernetik nga grupi, që kur ai u zbulua nga e përditshmja e majtë franceze “Liberation”.

“League du LOL”, e përbërë kryesisht nga meshkuj, vinte në shënjestër shkrimtare femra dhe aktiviste feministe.

EkoHigjiena

Dy gazetarë të “Liberation” janë mes të pezulluarve. Një gazetar “freelance”, Vincent Glad, që ka themeluar grupin në 2009, kërkoi ndjesë në Twitter duke thënë se ai e kuptonte se praktika të tilla janë të papranueshme.

Duke përdorur kryesisht llogari anonime në Twitter, pjesëtarët e grupit ngacmonin kolegët gazetarë, shumica e të cilëve femra.

Ata po ashtu bënin shaka për përdhunime dhe shpërndanin foto të përpunuara të individëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.