Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka bërë me dije se kundërshtimi i kësaj marrëveshje me votë do të ishte njerëzore dhe etike. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero dhe të rinegociohet.
Sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bënin shumë njerëzi për këtë vend nëse do ta kundërshtonin këtë marrëveshje. Mosvotimi i demarkacionit nuk është gjë e mirë vetëm për Rugovën, për Potgorin apo për rrafshin e Dukagjinit, por për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Kjo çështje duhet të kthehet përsëri në pikën zero, të formohet një komision tjetër i ekspertëve nga këto fusha dhe të thirret Mali i Zi që të rinegociohet kjo marrëveshje
Ai ka paralajmëruar se nëse ratifikohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi në këtë mënyrë, ky kufi nuk do të jetë kurrë i qetë…
Për më tepër: BURIMI: Epoka e Re