DYLON

Gjilani publikon buletinin informativ për periudhën korrik – dhjetor 2016

buletinin informativ
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka nxjerrë në publik buletinin informativ për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2016, duke e mbajtur kështu të informuar qytetarin për të gjitha punët dhe zhvillimet brenda Komunës.

Buletinin informativ e ka përgatitur Zyra për Informim Publik, është mjaft voluminoz me 147 faqe, në të cilin është përfshirë puna e gjashtë mujorit të dytë e vitit 2016 e ekzekutivit dhe e legjislativit.

Revista informative periodike nis me editorialin e kryetarit të Komunës, për të vazhduar me paraqitjen e punëve në infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi, e kulturë, rini e sport, sikurse edhe punën e Kuvendit Komunal, përfshirë ballafaqimet pozitë-opozitë.

EkoHigjiena

Edhe ky Buletin i radhës është publikuar vetëm në versionin elektronik, në ueb faqen zyrtare të Komunës, për shkak të ‘dietës’ në shpenzime të vendosur nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sqaron Zyra për Informim Publik e komunës.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Zyrën për Informim për punën profesionale, duke thënë se nxjerrja e kësaj reviste informative është edhe një hap i madh i transparencës komunale karshi publikut.

“Komuna e Gjilanit tash e tri vite është kampion për transparencë në nivel vendi. Këtë nuk po e themi ne. Ky është vlerësim i organizatave të fuqishme vendore e ndërkombëtare.

Nxjerrja e Buletinit është vazhdim i punës së madhe sa i përket transparecës ndaj publikut. Alfa dhe omega e qeverisjes komunale është transparenca dhe qeverisja me dyer të hapura dhe duar të pastra”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.