Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon me sukseset e saj ndërkombëtare.
Ajo e ka provuar veten me këngë, aktrim dhe së fundmi duket se është nga modelet më të kërkuara të brendeve të veshjeve botërore.
Rita është fytyra e re e brendit ‘Escada’ , brend i cili prodhon këpucë dhe çanta.
Ajo ka publikuar kampanjën e re pranverë/verë ku shihet me një kostum shumë ngjyrësh dhe seksi. Vajza nga Kosova po del të jetë një artiste e kompletuar dhe tashmë yll i kampanjave më të njohura botërore.