DYLON

Ledri në bashkëpunim me reperin e famshëm Gashi

Ledri në bashkëpunim me reperin e famshëm Gashi
Avatar photo Elife Sherifi

Reperi shqiptar me famë botërore Gashi ka zgjedhur Ledri Vulën për një bashkëpunim. Dyshja tashmë ka të realizuar projektin, këngën dhe po punojnë në videoklip.

Kjo këngë ishte performuar në festivalon Sunny Hill, që gjatë verës së kaluar u mbajt në Prishtinë me në krye këngëtaren Dua Lipa.

Është Gashi ai që përmes një postimi në llogarinë Instagram ka treguar se videoklipi i bashkëpunimit “That’s mine” mes tij dhe Ledrit do të lansohet më 15 të këtij muaji.

EkoHigjiena

Ndërsa, reperi kosovar Ledri para tre ditësh erdhi edhe në bashkëpunim me Lyrical Son e Mc Kreshën, ku treshja sollën këngën ‘Menemadhe’.

Bashkëpunimi me Gashin mund të jetë goditja më serioze e Ledrit për tregun ndërkombëtarë dhe famën përtej kufinjve shqipfolës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.