Rita Ora është shfaqur në “Showroom-in” e Escada e veshur me të kuqe për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.
Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28 vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International – Kosovo” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante edhe në Kosovë.
“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë.