Këngëtarja kosovare me famë botërore po qëndron në vendlindjen e saj si e dërguar e UNICEF për të ndihmuar fëmijët dhe familjet ne nevoje.
Rita ka postuar disa fotografi ku shihet duke argëtuar fëmijët në çerdhen në Prishtinë dhe ka vizituar disa vende e lagje ku kosovarët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Ajo ka shkruar se koha që po kalon në Kosovë është shumë shpërblyese .
‘Të shoh se si programet e UNICEF po ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve tregon se sa e është e rëndësishme për ne që t’i mbështesim ata. Nuk më pritet të ju tregoj më shumë për punën që kam parë, kë kam takuar dhe pse jam kaq krenare që jam e përfshirë në kampanjën SocerAid me Unicef këtë vit”, ka shkruar artistja.