Për nder të 19-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje për organizatën studentore “Rinia Studentore Kadri Zeka” si më aktivja, “Për rritjen e aktiviteteve rinore në kuadër të Universitetit të Gjilanit dhe të komunës në përgjithësi “.
Kryetar i kësaj organizate, njëherësh edhe kryetar i Parlamentit Studentor në UKZ, Adrian Bajrami ka falënderuar Kryetarin e Komunës Lutfi Haziri për këtë vlerësim.
Sipas tij ky vlerësim vie si rezultat i punës së palodhshme të përbashkët, aktiviteteve kulturore, humanitare e akademike (shkencore, ligjëratave e trajnimeve) për ndryshime pozitive në shoqëri dhe në jetën studentore.