Në takimin e sotshëm të Presidentit të Kosovës me liderët e Luginës, qenka kërkuar nxjerrja e një rezolute e cila njeh të drejtën e Luginës për tu bashkuar me Kosovë.
Shkruan: Fikri Mehmeti
Tashmë ekziston një rezolutë për Luginën në Kuvendin e Kosovës e nxjerrur në vitin 2013-të, dhe kjo rezolutë në nuk është rrespektuar nga ishkryeministri dhe tani presidenti Hashim Thaçi.
Përpara se të kërkohet një rezolutë e re, sot në takim është dashur të pyetet presidenti i Kosovë se ku janë; Universiteti shqip, shtetësia për luginasit në Kosovë, fondi zhvillimor për luginën, të drejtat civile, politike dhe etnike në Serbi, të drejta të plota dhe të barabarta në Kosovë, zyra për luginën në Prishtinë dhe Gjilan (e cila është jofunksionale), suspendimi i taksave diskriminuese në pikëkalimet kufitare, reciprociteti i plotë me të drejtat e serbëve pakicë në veri të Kosovës, etj, të parapara me rezolutën ekzistuese.
Dëshira e luginasëve për tu bashkuar me Kosovë nuk mund të realizohet nga Thaçi, e as që ka dëshirë ai për këtë.
Projekti që fshihet nën petkun e ”bashkimit të Luginës me Kosovë” duhet të zbulohet sa më shpejt nga opozita dhe qytetarët sa nuk është bërë shumë vonë.