Shkruan: Nijazi Musmurati
R E XH E P M A L A J
1951 – 1984
Biografi, rrëfim, përjetim dhe përshkrim kujtimesh me rastin e 40 vjetorit të rënjes në altarin e lirisë të heroit Rexhep Malaj.
(Nga fillimi i marrjes me veprimtari atdhetare e deri te rënia heroike për lirinë e atdheut)
Dashuria për atdheun për Rexhepin ishte e shenjtë, ishte pasion, djersë, sakrificë, më e madhe se çdo forcë, ishte detyrë mbi gjitha detyrat.
Të flasësh, të shkruash, të rrëfesh, të kujtosh apo të përshkruash për biografinë dhe veprimtarinë patriotike, atdhetare dhe heroike të pavdekshmit, yllit të pashuar – Rexhep Malajt është nderë dhe krenari. Duhet të keshë informacione të dorës së parë dhe begram të pasur për veprimtarinë e tij të gjithanshme, patriotike dhe atdhetare, e kët informacion e kam të shkruar dhe e posedoj akoma të freskët në mendjen time dhe do e shpalosë këtu para ju.
Nuk mjafton të përkujtohet vetëm përvjetori i rënjes dhe të kujtohet në mënyrë kalimthi, sa vetëm për të thënë se u kujtua heroi, trimi, atdhetari, apo veprimtari Rexhep Malaj, por të kujtohet në vazhdimsi duke organizuar tryeza të ndryshme, debate, orë letrare, tubime etj. ku do të pasqyrohej dhe pasurohej akoma veprimtaria patriotike dhe atdhetare, për të bëmat e tij guximtare me plot aksione e sakrifica në interes të atdheut sepse ia kemi borgj heroit dhe popullit.
Populli ynë i robëruar dhe i okupuar në të kaluarën kaloi një jetë mëtepër se mizore, jetë tmerri, jetë ferri.
Duke u njohur dhe dëgjuar për vuajtjet, zullumet dhe mizoritë ndaj popullit nga më të vjetrit, Rexhepi iu përkushtua me tër qenjen e tij punës patriotike dhe atdhetare në shërbim të kauzës kombëtare.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura të popullit tonë deri më tani, nuk kanë ndodhur vetvetiu. Ato kanë patur një shkak apo arësye dhe këto duhet të tregohen apo të shkruhen që të njoftohet opinioni i gjërë e sidomos gjeneratat e reja. Për të ardhur të kjo ditë që sot ne gëzojmë, përjetojmë dhe frymojmë të lirë, janë bërë shumë përpjekje dhe sakrifica të njëpasnjëshme brez pas brezi. Pa veprimtarinë patriotike dhe atdhetare të Rexhepit, Nuhiut dhe të tjerëve dhe në fund luftës së UÇK-ës dhe aleatëve tanë as që do të imagjinohej liria të cilën po e gëzojmë dhe përjetojmë sot.
Rexhep Malaj ishte promotori dhe truri i lëvizjes ilegale shqiptare. Punoi pa u ndalë as një çast duke shkruar broshura, afishe, trakte, artikuj të ndryshëm, parolla kundër aparatit shtetrorë Jugosllav Titist i cili po i shtypte shqiptarët në mënyrën më tinzare, të egër dhe mizore.
Me heroin Rexhep Malaj – krenarinë e kombit, njeriun e guximit dhe veprimit, njeriun e sakrificës dhe qëndresës, njeriun e ilegalitetit, qelisë dhe burgut, njeriun e fjalës, besës dhe përkushtimit, njeriun e aksionit i cili ishte i vendosur dhe igatshëm në çdo çast dhe moment të flijohej për atdheun, kaluam një kohë bukur të gjatë sepse fati dashti të ishim miqë dhe shokë të një gjenerate.
Ky shkrim pështë pa lavdrime, dhe hipërbolizime, pa imponime dhe anime por në origjinalitet ashtu siç i kam parë dhe përjetuar ngjarjet.
Që nga mosha e re, shpirtin e Rexhepit e mundonte dhe preokuponte çështja e pazgjidhur e shqiptarëve. Si i ri kishte dëgjuar histori dhe rrëfime rënqethëse nga njerëzit atdhetarë të Hogoshtit për vuajtjet dhe trimërinë që kishin treguar burrat e Hogoshtit dhe të tjerët në luftën e ndodhur të Kikës.
Në vitin 1965 familja e Rexhepit shpërngulet nga Hogoshti në Gjilan.
Në Gjilan ishim afër me shtëpi. Pasiqë ishim miqë dhe shokë u takonim gadi çdo ditë. Unë isha në shkollën normale kurse Rexhepi në Gjimnaz. Atë kohë të dy shkollat ishin afër njëra tjetrës dhe u takonim shpesh. Në Gjimnaz, Rexhepi menjëher zgjeroi rrethin e shokëve liridashës dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme në përfitimin e shokëve dhe njerëzve tjerë të rinjë.
Regjepi ishte njeriu kryesor dhe kyq, icili punoi aq shumë në organizimin e demonstratës së ndodhur të 27 nëntorit të vitit 1968 në Gjilan. Demonstrata filloi në ora 12.00 dhe u zhvillua përgjatë qendrës së qytetit duke brohoritur parollat: Kushtetutë, Univezitet, Republikë, Bashkohuni me ne.
Rexhepi shpesh dilte nga turma dhe fotografonte demonstruesit dhe pëseri futej në demonstratë.
Të gjitha parollat dhe përmbajtjet e tyre për demonstratën e ndodhur në Gjilan u shkruan në odën e të madhit dhe të pavdekshmit Rexhep Malaj.
Me të mbaruar demonstrata në Gjilan Rexhepi sëbashku me shokun e tij Fatmir Salihu nisen me motor për të marë pjesë në demonstratë që ishte paraparë të zhvillohej më vonë në Prishtinë. Këto demonstrata të zhvilluara në vitin 1968 lanë gjurmë të pashlyera në ngjarjet e mëvonshme të Kosovës ku në vitin 1970 u formua Universiteti i Prishtinës si dhe u avancua Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974.
Pas disa ditësh udhëheqësit politik komunal dhe ata krahinor ia mësynë nepër të gjitha shkollat, fakultetet, organizatat punonjëse që të i detyrojnë punëtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit që t’i denojnë demonstratat duke iu dhënë epitetin kundërrevolucionare, armiqësore, seperatiste, irridentiste të drejtuara kundër vëllazërim bashkimit dhe rendit kushtetues të Jugosllavisë.
Për arësye të marjes pjesë në demonstratën e ’68-ës e përjashtojnë nga Gjimnazi, arrinë të regjistrohet gjimnazin e Preshevës dhe arrinë ta përfundoj.
Në një rast në bisedë e sipër, neve disa shokëve Rexhepi na drejtohet me fjalët:
Po t’i kisha 100 shokë që vendosin të vdesin revolucioni do të triumfonte në Kosovë. Ne i themi çka janë 100 njerëz karshi ushtrisë dhe policisë serbe dhe Jugosllave? Rexhepi u shpreh aty për aty se një përson kur vendosë të vdes bën mrekulli po 100 revolucioni në Kosovë triumfon.
Në shtator të vitit 1970, Rexhepi së bashku me Isa Kastratin, Ferdeze Muja dhe Sami Dërmakun hudhën në teritorin e shtetit shqiptar duke kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë qëndrimit disa mujorë në Shqipëri, Rexhepi përgaditej në çdo aspekt për të u këthyer dhe vepruar në Kosovë edhe më fuqishëm dhe më i përgaditur sëbashku me Isa Kastratin dhe Sami Dermakun. Kurse Ferdeze Muja kishte mbetë në Shqipëri edhe mëtutje.
Rexhepi me t’tu kthyer nga Shqipëria dhe mbajtjes së burgut për kalim ilegal të kufirit, menjëherë fillon veprimtarinë atdhetare dhe të kryej detyrat që kishte marë nga krerët e shtetit shqiptar të asaj kohe. Duke ecur rreth kazermës ushtarake jugosllve me Haqif Krasniqin në vitin 1970 kërceu rrethojën me tela dhe gjemba dhe futet në brëndsi të kazermës duke bër numrimin e mjeteve motorike, si tankeve, topave, kamioneve etj, për të ju dërguar informatat shtetit shqiptar që kishte marë porosinë. Pritej vetëm kur të dëgjohej krisma dhe ta vrasin. Këtë aksion e kryen me sukses të plotë pa u zbuluar nga askush duke u përshtatë se ishte punëtor civil i kazermës.
Unë Njazi Musmurati pas diplomimit në shkollën Normale në vitin shkollor 1970/71, jam inkuadruar në shkollën fillore “Liria” të Marecit komuna e Prishtinë ku punova një vit. Meqenëse Rexhepi kishte diplomuar me vonesë (ngase e kishin përjashtuar nga gjimnazi i Gjilanit) i propozoj që të vie të punoj në gjysëmvjetorin e dytë të vitit 1972 në Marec – ashtu dhe ndodhi.
Me të filluar punën iu përkushtua shpirtrisht edukimit dhe arsimimit të nxënësve në frymën atdhetare duke u mbjellë ndjenjat atdhedashurie çka dhe u bë shumë i dashur te nxënësit, të prindërit dhe të tjerët.
Vlenë të përmendet kremtimi i ditës së shkollës në maj të vitit 1972 ku kishin ardhë mysafirë të shumtë dhe shumë fytyra politike të Krahinës të asj kohe si:
Bejto Novobërdaliu, ilaz Kurteshi, sadik Vllasaliu, Bogolub Nnnedelkoviq etj.
Me të filluar kremtimi, grupi i ynë filluam të këndojmë këngë patriotike dhe këngë për Enver Hoxhën gjithnjë në drejtimin dhe dirigjimin e Rexhepit. Me të dëgjuar këto këngë një pjesë e njerëzve dhe fytyrave politike filluan të tërhiqen ngadalë nga salla.
Gjatë luftës së fundit të vitit 1999 shtëpia e Hamzë Makollit ishte shëndrruar në shtabin e UÇK-ës aty ku punoi dhe qëndroi Rexhepi.
Në vitin 1967 duke shetitur me Rexhepin dhe disa shokë të tjerë në korzon e qytetit ku shetisnin numër i madhë njerëzish atë kohë (shqiptarë dhe serbë) në orët e mbrëmjes (ata të cilët e mbajnë ndërmend ju kujtohet korzoja e atëhershme) e stërmbushur me njerëz.
Para neve ishin duke ecur – shetitur Radisllav Stojanoviq (i quajtur në popull si Rada i Cërnicës) i cili ishte kryeshef i sekretariatit të punëve të mbrëndshme dhe Aleksandër Periç (i njohur në popull si Cana i Ranillugut) i cili ishte nënkryeshef i sekretariatit të punëve të mbrendshme të Gjilanit.
Rexhepi posa i pa largohet nga ne dhe u hyn në mes duke i shtrënguar për krahë të dy sa mundte duke u thënë dhe kërcnuar her njërit e her tjetrit: ti je Rada, tije Rada …. dorën tjetër te Cana duke e shtërnguar se ti je Cana, ti je Cana….disa herë duke ju përseritë emrat dhe gjithnjë duke i shtrënguar aq sa kishte forcë.
Ne shokët e tij dorën në zemër u frkësuam se çka do të ndodhë mëpastaj.
Të dy u frikësuan shumë dhe nuk bënë zë duke u larguar ngadalë nga korzoja.
I themi Rexhepit se çka bëre kështu? A e din se kush janë ata? U përgjigj: i di shumë mirë. Këta janë kriminel dhe gjakëpirës të popullit tonë. Vetëm me presion të formave të ndryshme mund ti frikësojmë dhe detyrojmë të largohen nga Kosova. Fatmirsisht shpëtuam.
Në vitin 1972/73 Rexhepi ishte në vlugun më të madhë të veprimit ilegal të tij si: në shpërndarjen e trakteve, zgjerimin e celulave të reja të shokëve dhe sigurimin e armëve ku kishte bë një bunker në shtëpinë e tij duke thënë se duhet të përgaditemi për luftë të armatosur.
Shpërndante afishe dhe trakte kudo në trojet shqiptare me përmbajtje për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.
Në vitin 1973, Rexhepi i lidhur me litar për trupi, në muret e jashtme të konvikteve të studentëve në Prishtinë shkroi parollat “Kosova Republikë” me ngjyrë të theksuar “llak” të cilat parulla organet policore përgjegjëse të asaj kohe nuk kanë mundur t’i heqin një kohë të gjatë nga muret e konvikteve.
Në banesën në të cilën banonim si studentë në Kodrën e Diellit në Prishtinë në vitin 1972/73 Basri Musmurati, Fazli Avdullahu, Kadri Avdullahu dhe unë Njazi Musmurati Rexhepi e përdorte tër ditën deri në orët e vona të mbrëmjes për të përgaditur dhe shkruar trakte, afishe, fletushka për t’i shpërndarë ndër shokë dhe në vise të ndryshme të banuara me shqiptarë, ngase në banesën në të cilën banonte në rrugën “Xhemajl Ibishi” ishte hetuar nga disa të dyshuar shqipfolës – bashkëpuntorë të UDB-ës.
Kët vit, disa herë shkoi në Ambasadën Shqiptare në Beograd për të sjelllë libra dhe revista të ndryshme.
Përveq që ishte i guximshëm dhe trim, lexonte shumë për të dalë sa më i përgaditur.
Librat, revistat, komentet dhe materialin propagandues që u jepte shokëve për lexim iu kërkonte dhe mendimet e tyre lidhur me librin apo revistën e lexuar se ç’far përshtypjesh apo mbresash ju kishin lënë.
Nuk u ndal as një çast dhe moment së vepruari në ilegalitet të thellë.
Shtëpia e tij në Gjilan ishte rrethuar me dhjetra herë nga udbashët, policia dhe xhandermeria serbe të armatosur gjër në dhëmbë. Në shenjë hakmarrjeje e kishin demoluar shtëpinë duke u munduar që të mbjellin frikë te familja Malaj dhe familjet tjera si dhe në popull.
Të gjithë antarët e familjes kishin kaluar nepër grila dhe dyer të burgjeve si: Ali Malaj ishte dënur me 1 vit burg të cilin e mbanë dhe mandej arratiset në perendim, Naim Malaj ish ambasador i Kosovës në Zvicër, ishte dënuar me 5 vite burg dhe pas mbajtjes se dënimit arratiset, Regjije Muuusmurati – Malaj e moshuar dënohet me dy vite burg, Shqipe Malaj dhe Mevlide Malaj nga disa muaj burg.
Në vitin 1974, burgoset sëbashku Me Adem Demaçin – Mendelën e Evropës dhe disa shokë të tjerë.
Në vitin vijues më 1975 denohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë me 9 vite burg të rëndë. Gjatë kohës së mbajtjes së Rexhepit në burgje e kishin torturuar mizorisht. Torturat që i janë bërë Rexhep Malës njeriu as që mund t’i imagjinoj e lëre t’i përjetoj.
Rexhepi qëndroi nëpër shumë burgje si: në Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë, Idrizovë, Shtip, Prizren, Sarajevë, Foçë, Zenicë dhe Mostar nepër të cilat burgje kishte përjetuar torturat dhe mizoritë më rrënqethëse.
Udbashëve serbë u kishte thënë: ju jeni kriminel dhe gjakpirës; kurse atyre shqipfolës jeni tradhëtarë në shërbim të armikut.
Pas marjes së denimit të “merituar” të këtj grupi “armiqsorë”, televizioni i Prishtinës, Rilindja dhe televizione tjera Jugosllave nuk ngarendnin duke shkruar dhe komentuar se në Prishtinë morën denimin e “merituar” armiqtë e përbetuar të vëllazërim bashkimit dhe rendit kushtetues të Jugosllavisë .
Elita politike e asaj kohe çdokund nepër shkolla, organizata punuese, fabrika, fakultete, në qytete dhe fshatra vjellnin vrerë duke u dhënë epitetin si grup armiqsor, irridentist, seperatist dhe kundërrevolucionar. E gjithë udhëheqja e Jugosllavisë sidomos ajo e Serbisë dhe Kosovës ishin në një linjë në denimin e këtij grupi të patriotëve dhe atdhetarëve shqitarë të kualifikuar si grup “armiqsorë”.
Vëllau i Rexhepit Hasan Malaj e vizitonte në burg Rexhepin derisa nuk ishte arratisur në perëndim dhe kur këthehej nga vizita teshat dhe rrobat e Rexhepit i sjellte në shtëpinë time për t’i larë ngase të tërat ishin në gjak vetëm e vetëm të mos i shihte nëna e tij.
Burgu i Mostarit ishte vendi i fundit i qëndrimit të Rexhepit në burg.
Rexhepi lirohet nga burgu në Qershor të vitit 1983. Kishin shkuar për ta pritur daljen e tij nga burgu Ramadan Malaj – kusheri i babait të Rexhepit dhe Ali Malaj nip i Rexhepit ngase vëllau i tij Hasani tani veq ishte në arrati jashtë vendit. Me të arritur në Prishtinë, nuk vie sëpari në shtëpinë e tij në Gjilan.
Njëher shkon në familjet e Skënder Kastratit dhe Agim Sylejmanit të cilët kishin mbetë akoma në burg dhe në Gjilan të familja e Ilmi Ramadanit dhe sëfundi vie në familjen e vet.
Në kohën kur doli nga burgu situata politike dhe e sigurisë në Kosovë ishte shumë e rëndë dhe eksplozive.
Pas demonstratave të ndodhura të vitit 1981 filluan burgosjet dhe denimet me të madhe të intelektualëve, studentëve, nxënësve dhe të rinjëve shqiptarë ku mernin denime maramendëse dhe drakonike. Të gjitha këto dënime Rexhepi i përjetoi shumë rëndë.
Atë kohë kur Rexhepi doli nga burgu në burg ndodheshin: Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Xhevat Ajvazi, Nazmi Hoxha, Bejtullah Tahiri, Shemsedin Hoxha, Shaip Ismajli, Sadri Sherifi, Naim Salihu e shumë intelektual dhe të rinjë shqiptarë të tjerë. Rexhepi u prek shumë dhe lëshoi një ofshamë se atëher kemi biseduar (ende pa rënë në burg) se kuadrat jemi dakorduar që të ruhen dhe mos të miren me shpërndarjen e trakteve dhe afisheve se kemi njerëz të tjerë për t’i shpërndarë.
Rexhepi posa doli nga burgu menjëher fillon veprimtarinë atdhetare duke thënë se nuk ka rrugë tjetër deri në fitorën përfundimtare të popullit tonë.
Në një rast në shtëpinë e Rexhepit (isha prezent edhe unë), xha Mehmeti babai i Rexhepit i thot djalit të tij që të pushoj pak sepse situata ishte e zjarrtë dhe mëtepër se shpërthyese. Rexhepi aty për aty i përgjigjet: Babë as edhe një minut nuk do të ketë pushim deri në relizimin e lirisë. Në burg nuk bie më se do të luftoj deri në momentin e fundit të jetës. Babai i Rexhepit Mehmet Malaj si çdoherë burrë i mënqur, i matur dhe gjekftohtë ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejt duke i thënë Rexhepit: Zoti ta dhashtë hajrin biri im dhe u largua. Të tillë janë burrat e mëdhenjë!
Gjashtë muaj të qëndriiimit të tij pas burgut deri në vrasjen e tij, filloi më të madhe aktivitetin e tij patriotik dhe atdhetar në shkruarjen dhe shpërndarjen e trakteve dhe afisheve, shkruarjen e parullave nepër rrugë dhe objekte të ndryshme (Kosova Republikë) nepër qytete dhe fshatra në rrugë të ndryshme të Kosovës, në trevat shqiptare të Maqedonisë si dhe nepër komunat Preshevë dhe Bujanoc.
Ishte korrik i vitit 1983 dhe sapo kishte filluar të bie muzgu i mbrëmjes. Isha duke qëndruar në shtëpi. Ndër kohë vie Mumini nip i Rexhepit dhe i imi dhe më thot se të ka ftuar axha Rexhep. Shkoj menjëher. Kishte qenë duke me pritë në hajatin e dyerve me një valigje (sigurisht trakte dhe afishe) që ishte përgaditë t’i shpërndante diku larg (pa e pytur fere) dhe me drejtohet: mere kët valigje dhe e len në vendin që me caktoi skaj trotoari dhe unë të përcjell nja 50 apo 100 metra mbrapa.
Emrin Fitore – vajzës së tij e kishte përgaditë në burg për ta pagëzuar sepse simbolizonte fitorën ndaj armikut.
Kur doli prej burgut për herë të parë dhe të fundit herë, shkuam sëbashku të iu dëgjojmë notat Fitorës që tani ishte në klasën e parë dhe unë Mentorit- djalit të vëllaut Basriut që ishte në burg në Sarajevë, të cilët i kishim riegjistruar në një paralele.
Në kët kohë të shkurtër shtëpia e Rexhepit u rrethua disa herë në orët e hershme të mëngjesit ende pa zbardhë drita nga udbashët, policia dhe ushtria serbosllave se mos vallë mund ta zënë dhe ta burgosin përseri. Mirëpo, Rexhepi tani ishte në ilegalitet dhe se ishte betuar se më nuk bie në duar të policisë që të më burgosnin përseri pa luftuar.
Në mes natës 11 dhe 12 Janar të vitit 1984 (gjashtë muaj pas daljes nga burgu) Rexhepi dhe Nuhiu, në banesën e tyre në Prishtinë, në lagjën e quajtur në Vranjevc u rrethuan nga forca të shumta policore dhe ushtarake duke apeluar që të dorzohen. Thirrjes së udbashëve, gjakpirësve – gjelatëve, Rexhepi dhe Nuhiu iu kishin përgjigjë me tytën e armëve duke luftuar deri në mëngjes dhe duke kënduar Kosova Republikë.
Kjo luftë e pabarabartë e dy trimave – Rexhepit dhe Nuhiut, me një ushtri dhe polici armike – fashiste do të mbetet përgjithmonë si heroizëm i pashuar në histori dhe ndër shekuj.
Luftuan deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dy shokë, dy martirë, dy vëllëzër, dy luftëtarë, dy guximtarë, dy titanikë, dy flijues, dy kolosë, dy viganë, dy gjigandë, dy veprimtarë, dy patriotë, dy atdhetarë, dy heronjë, dy fitimtarë, dy djem të rinjë, dy trima liridashës që i treguan njerëzimit mbarë se për liri të popullit të vet njeriu duhet të flijohet pra të martirizohet.
UDB-ëja dhe klyshet e tyre kishin rënë në panikë të thellë, duke u shiquar në mes veti dhe duke thënë se si është e mundur të i kthejnë armën një ushtrie dhe policie të armatosur gjër në dhëmbë dy djem të rinjë! Këte e kishin rrëfyer edhe okularët e rastit duke i dëgjuar udbashët shqipfolës të asaj kohe të cilët rrinin të trazuar dhe të pakontrolluar nepër skaje dhe qoshe rrugësh atë natë duke bezdisur shushuritur dhe biseduar mes veti. Në Kosovë, nga rënja heroike e trimave lindi lavdia, e për UDB-ën që sorollatej poshtë e lart gjithnjë si e humbur, e trembur dhe e pakontrolluar, ligësia, tradhëtia e qudia!
E gjithë UDB-ëja bën qudi!
Vallë! Janë ç’mendë këta dy djemë t’ri!
Këta djemë t’ri dhe axhami!
Të luftojnë me ushtri!
T’shkrepin armet n’polici!
Është më shumë se ç’menduri!
Vullneti dhe deshira për te qenë të lirë kishte marë dhenë, ishte më e madhe se një ushtri dhe polici armike dhe kët vullnet të popullit nuk mund ta thyej më askush.
Atë natë edhe qielli nuk ishte si zakonisht, i zymtë, i mërrolur, nuk dëgjohej asfarë zhurme, shushuime apo cicërrimë zogjësh, vetëm të lehura qenësh dhe krisma armësh.
Me rënjen heroike të trimave dhe derdhja e gjakut te tyre në fushën e betejës, u bë kthesa e madhe historike e shqiptarëve, se armikun shekullor nuk duhet lëmuar më por duhet këthyer armën. Nga ky vend filloi të iu vie aroma pranverore e lulëkuqeve të Kosovës se liria gjeti rrugën, veprimin dhe kahjen e duhur dhe nuk do të ketë forcë që të ndalë kët vullnet dhe ndjenjë që buron thellë nga shpirti i popullit të robëruar (nga thellësia e shpirtit të Rexhepit dhe Nuhiut) për të fituar lirinë dhe të drejtat e tij të ligjshme.
Vendi ku ranë heroikisht trimat Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha që u shkrua me gjakun e tyre të njomë, fillimi i fillimit të fitimit të lirisë së Kosovës në Prishtinë, mori emrin Kodra e Trimave.
Thënja e Rexhepit – thënë prindit të tij xha Mehmetit, se nuk do të bie më në burg pa luftuar – u bë realitet.
Në shtëpinë e xha Mehmetit kishte ardhë lajmi apo kumti nga udbashët shqipfolës se Rexhepi ka bërë “vetëvrasje” në Prishhhtinë.
Por xha Mehmeti burrë i mënqur, i vendosur në qëndrime, i rezervuar dhe largpamës, me një xhakftohtësi të rrallë ndër të tjera ju drejtohet udbashëve shqipfolës që i kishin sjellë lajmin e zi dhe të hidhur për Rexhepin duke u thënë:
Rexhepi nuk bën “vetëvrasje” por ju jeni ata që e keni përcjellë gjatë dhe e keni vrarë dhe kështu kishte mbaruar biseda me udbashët.
Ishte mbrëmje. Ndodhësha në shtëpi dhe në një moment vie Shqipe Malaj mbesa e Rexhepit dhe e imja, e përlotur duke treguar se posa erdhi lajmi në shtëpi nga udbashët se axha Rexhep është vrarë në Prishtinë.
Me të shpejtë me Shqipen nisemi te shtëpia e saj. Rrrugës shohim udbashë dhe policë të trazuar afër xhamisë të medresesë dhe në rrugët tjera që qonin në drejtim të shtëpisë së Rexhepit. Arrijmë te shtëpia e Rexhepit.
Xha Mehmeti si çdoherë edhe në këto momente dramatike dhe shumë të vështira, ishte i fortë moralisht, i matur dhe gjakftoht. Në vend që ta ngushllonim, ai bënte të kundërten. Na ngushllonte ne për vrasjen e djalit të tij dhe na jepte kurajo dhe moral se puna e tij e nisur do të vazhdoj nga shokët edhe pas Rexhepit (dhe ashtu ndodhi).
Ishte koha e lajmeve. Xha Mehmeti edhepse kishte marë lajmin e zi dhe të hidhur për vrasjen e djalit të tij – Rexhepit na drejtohet neve të pranishmive me fjalët: “Qëndroni të qetë, kryelartë, mos qani dhe mos u habisni. Lëshoni televizionin dhe përcillni lajmet me vëmendje. Rruga e nisur do të vazhdoj nga të tjerët. Liria vetëm me gjak fitohet, liri pa derdhë gjak nuk ka”. Këto ishin fjalët e xha Mehmetit në ato momente prekëse dhe shumë të rënda.
Televizioni i Beogradit jep lajmin e parë se në Prishtinë ishin vrarë dy “terroristë”,
dy “irridentistë”, dy “separatist”, dy “kundërevolucionarë” Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.
Pas dëgjimit të lajmeve filloi biseda se kush duhet të shkoj në morgun e Prishtinës për të sjelllë kufomën – trupin pajetë të Rexhepit në shtëpi.
Të nesërmen posa zbardhi drita nisën për në morgun e Prishtttinës Hanifja (bashkëshortja) e Rexhepit, Agimi – djali i motrës së Rexhepit dhe Ramadan Dërmaku nip i familjes Malaj.
Gjatë nxjerrjes së trupit të pajetë të Rexhepit nga morgu, rrugës për në Gjilan ishin përballë me shumë sfida dhe pengesa, por më në fund arrijnë me arkivol në shtëpi. Arkivolin e hapur me trupin e pajetë të Rexhepit e vendosëm në dhomën e pritjes. Haqif Krasniqi – Dajkoci një burrë i urtë, punëtor dhe i pafjalë, i cili gjithëher i ndejti afër familjes Malaj në ditët më të vështira, u afrua te trupi i pajetë i Rexhepit duke e puthur në fytyrë dhe me zë të lartë dhe lotë në sy shprehet: Të qoftë përhajr Republika Rexhë (Rexhep).
Pastaj filluan përgaditjet për varrim.
Policia dhe udbadhët erdhën përseri te shtëpia e xha Mehmetit se varrimi duhet të bëhej në ora 15.00h.
Varret u hapën njjëri pran tjetrit (pra i Rexhepit dhe Nuhiut). Më vonë policia dhe UDB-ëja japin urdhër që njëri varr të mbulohet dhe të hapet në anën tjetër (pra njëri në lindje e tjetri në perëndim) vetëm e vetëm që mos të jenë afër njëri tjetrit (siduket u kishin frikën edhe për se vdekuri).
Përgaditem edhe kurorë lulesh – gjënë më të vogël për trimin, por udbashët dhe policia nuk lejuan.
Arkivolin me trupin e pajetë të Rexhepit e mbështollëm me një çarçaf të bardhë si bora dhe kështu e kemi nisur për në banesën e fundit. Rrugës për në varreza na janë bashkangjitë edhe disa qytetarë tjerë edhepse ishim nën masa të rrepta përcjellëse nga policia dhe udbashët të cilët ishin vendosë në çdo skaj dhe udhëkryq të rrugëve. Gjithashtu edhe gjatë ceremonisë së varrimit një grup udbashësh dhe policësh rrinin anash në grupe duke i përcjellë njerëzit të cilët mernin pjesë në varrim.
Me të përfunduar ceremonia e varrimit, rrugës për në shtëpi disa pjesëmrrësve ju kishin dalë në pritë policia dhe udbashët duke i ofenduar dhe torturuar. Njëri ndër të torturuarit dhe të ofenduarit ishte Jahi Kuregjaj nga fshati Kuregjaj i Gjilanit të cilit edhe i kishin shkaktuar plagë të rënda për pjesëmarrje në varrim.
Ngushllimet mbaheshin në dhomën e pritjes të shtëpisë së xha Mehmetit.
Çdokund ishin vendosur udbashët dhe policët civil për t’i përcjellë dhe deshifruar njerëzit se kush po shkonte në ngushllime.
Siç e kemi traditë karrika ishte vendosë në sokak. Vie policia dhe e fusin karrikën brënda. Kur e shef Naimi (nip i Rexhepit) se karrika nuk është në sokak pa bërë zë e mer karrikën dhe e vendosë përseri në sokak.
Babai i Rexhepit xha Mehmeti si çdoherë edhe kësaj rradhe qëndroi stoik dhe i papërkulur duke iu dhënë vullnet dhe forcë të pranishmëve se rruga e filluar nuk guxon të ndalet deri në fitorën përfundimtare.
Xha Mehmeti ende sa ishte në jetë la porosinë – amanetin që kur të vdes të më varrosni afër varrit të Nuhi Berishës dhe kështu ndodhi.
Nuk u varros te varri i djalit të tij, por te varri i shokut – idealit të djalit të vet. Vetëm burrat e mëdhenjë veprojnë kështu. Më tepër se krenari! Pra ranë dy për tu ngritur dymijë!
Sot në qendër të Gjilanit shtatorët e Rexhepit dhe Nuhiut qëndrojnë të gdhendura në bronx si roje nderi.
Sot mundin, djersën, sakrificën, veprën sublime, madhështore,patriotike dhe atdhetare të tyre po e shijojmë dhe përjetojmë të lirë dhe krenar.
PS: Gjeneral Shaban Shala – luftëtarë i UÇK-ës nga Drenica tani i ndjerë, një kohë ishte komandant i TMK-ës në Gjilan i cili ndër të tjera pati deklaruar se automatikun e parë e kam marë qysh at kohë nga trimi Rexhep Malaj. /2LONLINE/