DYLON

Klinika e Nefrologjisë ofroi 37 mijë e 431 seanca tё Hemodializës

Klinika e Nefrologjisë ofroi 37 mijë e 431 seanca tё Hemodializës
Avatar photo Redaksia

Nё Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2023, janë hospitalizuar 758 pacientë, kurse janë realizuar gjithsej 37 mijë 431 seanca tё Hemodializës, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Gjithashtu, janё realizuar 4242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror,4509 vizita brenda-hospitalore, 1196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 janё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.

EkoHigjiena

Janë orguar ofruar 60 mijë e 367 shërbime, duke perfshirё edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim penjёve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent. Kjo klinikë ofron shërbim 24-orёsh, nuk ka listё tё pritjes, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.