DYLON

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi tërë jetën e tij në shërbim të atdheut

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi tërë jetën e tij në shërbim të atdheut
Avatar photo Redaksia

SHKRUAN: Ismet Sylejmani

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi!

EkoHigjiena

I lindur me 9 Nëntor në vitin 1965!

Zyrtarisht anëtar i Lëvizjes, në Prishtinë, në Konviktin nr. 2, në dhomën 324, në vitin 1986!

Kryetar i Këshillit të Rrethit të Lëvizjes për Anamoravë, nga viti 1989!

Në ushtrime ushtarake në Shqipëri, bashkë me Heroin e Kombit Zahir Pajaziti në vitin 1991!

Më 10 Janar 1993, ndalet zemra e madhe e Xhevat Qerimit!

Më 17 Nëntor 1994, në Zvicër,  LPK e themelon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Më 12 Qershor 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas një lufte heroike dhe titanike, e pas gjakut të derdhur për liri nga qindra dhe mijëra Dëshmorë e Heronjë të Kombit, e ndihmuar nga NATO e cila ishte e prirë nga SHBA, e bëjnë realitet largimin përgjithmonë të Serbisë pushtuese nga Kosova!

Në vitin 2000, në Prishtinë, LPK e themeloi UÇPMB-në!

Në vitin 2001, në Prishtinë, LPK e themeloi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare!

Më 22 Dhjetor 2014, pas kërkesës së Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të organizuar nga Deputeti Ramiz Lladrovci, veprimtari e ushtaraku çlirimtar, komandanti i njësiteve të para të armatosura Xhevat Qerimi, nga Presidentja e Kosovës znj. Adifete Jahjaga, dekorohet me Urdhërin e “Pavarësisë” së Kosovës!

Më 28 Korrik 2015, Xhevat Qerimit nga Gjenerali i UÇK-së Agim Çeku, i ndahet Çertifikatë, Veteran Luftëtarë i UÇK-së!

Më 13 Prill 2017, me propozim te Kryetarit të Shoqatës së Familjeve të  Heronjëve dhe Deshmorëve te Kombit Naim Zhitia, Xhevat Qerimit edhe zyrtarisht i njihet statusi Dëshmor i Kombit, çertifikatë kjo e nënshkruar nga Gjeneral Agim Çeku!

Më 10 Janar 2020 me propozim  të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe me Vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, u varros në varrezat  e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte dhe mbetet udhëheqës i madh dhe figurë e shquar në radhet e LPK-së!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte Ushtari e Komandanti i formacioneve të  para të  UÇK-së, e cila më vonë kur u themelua në themelet e saja kishte, aktivitetin, mundin, djersën e Tij të pakursyer dhe trimërinë e madhe dhe heroike që e kishte të lindur!

Lavdi e përjetshme, jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Xhevat Qerimi! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.