Duke iu referuar vendimit të qeverisë për ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit Publik të Gjilanit, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka shkruarn ë profili ne tij se Gjilani gradualisht do të shndërrohet në një qendër me standarde evropiane dhe joshëse për tu vizituar.
“Qeveria Haradinaj e ka përnime, Anamorava fuqishëm prezentë në programin katërvjeçarë”, ka thënë Kadriu, që drejton edhe degën e AAK-së në Gjilan, subjekt ky që për lider ka kryeministrin aktual Ramush Haradinajn.
Ja postimi i plotë i Kadriut:
Të nderuar qytetarë të Anamoravës,
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për ndarjen e parcelës për Kampusin e Universitetit Publik të Gjilanit, “Kadri Zeka”, në përputhje me Planin Rregullues Urban i cili është miratuar nga Kuvendi i komunës së Gjilanit në vitin 2013.
Gjilani gradualisht do të shndërrohet në një qendër me standarde evropiane dhe joshëse për tu vizituar. Qeveria Haradinaj e ka përnime. Anamorava fuqishëm prezentë në programin katërvjeçarë.