DYLON

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka mbajtur mbledhjen konstituive

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka mbajtur mbledhjen konstituive
Avatar photo Redaksia

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 06 nëntor 2024 në ambientet e rektoratit, ka mbajtur mbledhjen e I-rë (parë) konstituive. Në këtë mbledhje është bërë verifikimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen dhe emërimin e tyre në Këshillin Drejtues të UKZ-së, duke i cilësuar ata si një ekip me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë për të çuar përpara vizionin e universitetit.

EkoHigjiena

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të rritur cilësinë dhe për të promovuar universitetin si një qendër të dijes dhe inovacionit.

Më ketë rast është zgjedhur edhe Kryesuesi dhe zv/Kryesuesi i KD-së së UKZ-së. Me votat e të gjithë anëtarëve të KD-së, Dr. Techn. Ilir Gjinolli është zgjedhur Kryesues ndërsa, Prof. Ass. Dr. Skender Beqa është zgjedhur zv/kryesues i KD-së.

Kryesuesi i KD-së Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.