Asociacioni i Klubeve të Evropës (ECA) ka raportuar në asamblenë gjenerale në Amsterdam se nga viti 2024 do fillojë revolucionimi i Ligës së Kampionëve.
Presidenti i këtij asociacioni Andrea Agneli, President i Juventusit ka bërë të ditur se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur drejt krijimit të një Superlige të Evropës. Superliga e Evropës është planifikuar të zhvillohet vikendeve dhe në të do marrin pjesë 20 skuadra.
Përfaqësuesit e Real Madrid, Pedro López Jiménez dhe të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e kanë kundërshtruar “versionin Agnelli”.
Ndërkohë, Presidenti i UEFA-s, Ceferin ka paralajmëruar ndryshime për Europa League nga edicioni i ardhshëm.