Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se, sot në QKUK kanë vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjital mobil, për trajtimin e pacientëve me Covid 19, ndërsa dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit.
Pajisjet e parapara me dy llotet tjera, do të arrijnë deri nga mesi i dhjetorit.
“Pajisjet e sotme janë moderne, do të ngrisin cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë punën e kuadrit shëndetësor. Lufta kundër virusit vdekjeprurës vazhdon”, ka thënë ministri Zemaj. /2LONLINE.com/