DYLON

Takim pune i Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjilan me Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Takim pune i Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjilan me Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me staf, ka pritur në takim Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Dr.Arsim Emini dhe znj.Vlora Shalaj Drejtoreshë e Shërbimit të Infermierëve në Spitalin Rajonal në Gjilan, për të diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shëndetit publik.

Në këtë takim u diskutua për intensifikimin dhe koordinimin midis dy institucioneve për të përmirësuar reagimin në situata emergjente dhe për të përforcuar masat e sigurisë, sidomos në raste të aksidenteve, incidenteve dhe urgjencave shëndetësore që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit dhe ekipeve mjekësore, për masat që mund të ndërmerren në mbështetjen reciproke, shkëmbimin e informacioneve, komunikimit të shpejtë dhe efikas për të mundësuar një reagim të koordinuar dhe të shpejtë në situata të tilla.

EkoHigjiena

Kolonel Rukiqi me këtë rast e falënderoj z. Emini për mbështetjen që Spitali Rajonal në Gjilan ka dhënë për personelin e policisë në organizim të kontrolleve sistematike si dhe kontributin e dhënë nga ky institucion me rastin e testimeve mjekësore në proceset e rekrutimit të kandidatëve për zyrtar  policor.

Po ashtu u diskutuan mundësitë e zhvillimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen që do të mundësojnë mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe mbështetje më të madhe për personelin e shëndetësisë dhe të punonjësve të policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.