Në kuadër të javës së fundit të Albi Mall Superligës së Kosovën në futboll, skuadra gjilanase, SC Gjilani luan në udhëtim ndaj FC Dukagjinit, e futbollisti i skuadrës kuq e bardh, Renato Ziko, në konferencën për media, para gazetarëve ka thënë se ai dhe shokët e skuadrës janë të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur objektivin nga kjo përballje, e që është fitorja e cila e shmang skuadrën kuq e bardh nga barazhi.
“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme të cilën e kemi me detyrim ta fitojmë. Kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur për këtë duel. E vetmja gjë që kemi në mendje është fitorja. Ne do të japim maksimumin për ta arritur këtë objektiv”, ka thënë Ziko.
26 vjeçari ka potencuar se atmosfera brenda dhomave të zhveshjes është mjaft e mirë, derisa e potencon se fitorja është alternativa e vetme.
“Klima brenda dhomave të zhveshjes është shumë e mirë ndërmjet çunave. Ashtu siç e thash edhe më parë gjithë e kemi mendjen vetëm te fitorja, e cila është e domosdoshme për ne në këtë takim” ka thënë futbollisti i Gjilanit, Renato Ziko.
Përndryshe, sfida ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën më 25 Maj me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /2LONLINE/