DYLON

Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve

Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndërhyrjen e stërzgjatur të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës në tregun e derivateve të naftës.

Oda Amerikane beson se përcaktimi i çmimeve të produkteve të naftës shkel drejtpërdrejt parimet e një ekonomie të tregut të lirë, duke ndikuar negativisht në operacionet e kompanive që tregtojnë karburantet e naftës, duke kërcënuar rrjedhimisht edhe qëndrueshmërinë e tyre ekonomike. Ndërhyrjet e tilla paraqesin disa rreziqe për ndërmarrjet e sektorit privat, duke përfshirë paqëndrueshmërinë financiare, çrregullimin e tregut, uljen e konkurrencës, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziqet ligjore dhe rregullative.

EkoHigjiena

Oda Amerikane e konsideron të gabueshëm interpretimin nga ana e Ministrisë të Ligjit nr. 08/L-018 për me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke vlerësuar se asnjëra nga rastet e cekura në nenin 15 të Ligjit nuk vazhdon të jetë e zbatueshme.

Oda Amerikane u kujton zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikë së Kosovës. Gjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë së një akti të ngjashëm juridik, konkretisht të Ligjit nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se dispozitat e këtij ligji nuk ishin në përputhje me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, duke e shpallur atë të pavlefshëm në tërësinë e tij.

Bazuar në këto konkluzione, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të revokojnë menjëherë vendimin për përcaktimin e çmimit të naftës. Ky veprim do të demonstronte përkushtimin për respektimin e Kushtetutës, promovimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e tendencave ndërhyrëse në ekonominë e tregut të lirë, duke shmangur në këtë mënyrë rreziqet me të cilat përballen kompanitë e sektorit privat, si dhe duke nxitur një mjedis biznesi më të qëndrueshëm dhe konkurrues. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.