DYLON

Policia e Kosovës merr një letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Policia e Kosovës merr një letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale i Departamentit të Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gregory Ducot, në emër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ), i ka dërguar një letër urimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, me rastin e diplomimit të gjeneratës së fundit të kadetëve të Policisë së Kosovës, për përkushtimin ndaj ekselencës, diversitetit dhe shërbimit për komunitetin.

Në letrën e tij, drejtori Ducot theksoi se është shumë krenar që ndjek Policinë e Kosovës, e cila vazhdimisht po përparon dhe po rritet, duke zbatuar vlerat më të larta demokratike, dhe praktikat më të mira të forcave të rendit.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, një falënderim iu drejtua Policisë së Kosovës, për nderimin e oficerëve të rënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bartjen e shiritit përkujtimor gjatë javës në shënim të Ditën Memoriale Oficeri i Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj 2024. Drejtori Ducot tha se vlerëson partneritetin e vendosur dhe të palëkundur me Policinë e Kosovës.

Në përgjigje e tij, drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi se e ka pranuar me kënaqësi letrën zyrtare të z. Ducot, duke theksuar se partneriteti me SHBA-në do të jetë i padiskutueshëm dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.

Letra e bashkëngjitur e urimit i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm Hoxha nga Atasheja e DOJ-ICITAP në Kosovë, znj. Kimberly Riffe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.