Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 09 deri 15 tetor 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur mesazhin për shoferë “përqendrohu në rrugë”, konkretisht kontrollin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes dhe përdorimin e rripit të sigurisë.
Në implementimin e këtyre aktiviteteve nga njësitë e trafikut:
·janë realizuar 1,075 pika të kontrollit të automjeteve
·janë kontrolluar 9,128 automjete
·për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 2,926 gjoba
·për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë shqiptuar 193 gjoba
·për mos përdorim të rripit të sigurisë janë shqiptuar 617 gjoba. /2LONLINE/