DYLON

Policia del me sqarim rreth një dokumenti që kinse i përket Policisë

Policia del me sqarim rreth një dokumenti që kinse i përket Policisë
Avatar photo Redaksia

SQARIM PËR MEDIA

Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar reagon ndaj qarkullimit dhe shpërndarjes nëpër e-maila të ndryshëm të një dokumenti të falsifikuar me informacione të ndryshme, që kinse i përket Policisë së Kosovës dhe kinse është lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se;

EkoHigjiena

Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtarë të lëshuar në emër të PK-së, i cili përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vula të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL-it, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për veprime ligjore, nuk është dokument zyrtar i Policisë së Kosovës, e aq më pak i lëshuara nga drejtori i PK-së, por janë e-maila me dokument të falsifikuar për përdorim me qëllime të caktuara.

Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur informacione dhe logo të ndryshme, por e ri potencojmë se nuk është dokument zyrtar e as nuk përmban informacione zyrtare, nuk është formati dhe shkrimi zyrtar i PK-së, si dhe nuk është lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mailave/dokumentit të tillë, ka filluar hetimet intensive duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.