DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe zëvendëskryesuesi i KPK-së, z. Veton Shabani, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Administrim të Prokurorive.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat, vështirësitë, pengesat dhe çështje tjera me të cilat ballafaqohet institucioni i Prokurorit të Shtetit.

EkoHigjiena

Me theks të veçantë u diskutua lidhur me gjendjen momentale në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, si dhe për nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në këtë prokurori.

Po ashtu, gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi i njoftoi të pranishmit me aktivitetet që do të realizohen dhe përgatitjet që janë duke u bërë për shënimin e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, ku secila prokurori do të organizojë aktivitete kushtuar kësaj jave.

Ndër të tjera, temë e diskutimit në këtë takim ishte standardizimi i praktikave të bashkëpunimit në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe aplikimi i sistemit SMIL, ku u diskutua për progresin e arritur dhe sfidat në aplikimin e këtij sistemi.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, kërkoi angazhimin e kryeprokurorëve për të realizuar aplikimin e këtij sistemi elektronik nga të gjithë prokurorët e shtetit, duke shtuar se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në zbatimin e këtij sistemi, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, besueshmërisë, si dhe planifikimit dhe përgatitjes më të mirë të raporteve të punës të Prokurorit të Shtetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.