Autoritetet nga Departamenti i Policisë Kufitare kanë bërë me dije për dy raste të arrestimeve për kal të paautorizuar të kufirit, që të dyja në Pikë Kaliminin Kufitar në Vërmicë.
Raporti policor:
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
· PKK- Vërmicë 13.09.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· PKK- Vërmicë 13.09.2021 – 20:05. Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i huaji cili ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Gjatë kontrollit i dyshuari nuk ka prezantuar asnjë dokument identifikimi dhe në çantën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me 3.33 gr substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.