Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vizituar Ambulancën e Mjekësisë Familjare (AMF), në Topanicë, ku, sipas tij, po bëhet transformimi i objektit nga një gjendje jo e mirë në një ambient modern, të pastër dhe me kushte të nevojshme për stafin dhe pacientët
‘’Shëndeti është primar, por në ambiente të tilla është e vështirë të shërohemi. Prandaj puna jonë e radhës është në funksion të shëndetit tuaj’’, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/