Të shkruash kritikë për intelektualin, presupozohet që subjekti tjetër (intelektuali) të ekzistojë.
Shkruan: Arbër Ramadani – 2LONLINE.com
Për intelektualin kanë shkruar shumë teoricientë të njohur, filozof, sociolog dhe intelektual të tjerë të rryer. Ndër ta ishte edhe filozofi i madh gjerman Arthur Schopenhower, i cili e quante “Kanibal Intelektual” Hegelin, bashkëkombësin e tij, të cilit hezitonte t’i duartrokiste.
Një filozof tjetër që fliste për intelektualin ishte francezi i famshëm, ekzistencialisti Jean Poul Sartre. Ai ishte kritik ndaj “intelektualit” që nuk “di” të thotë “JO”, dhe atë e zëvendëson me “Jo, por.. “. Ai, shkruante edhe për intelektualin e (pa) angazhuar të asaj kohe ne Evropë, madje siç thotë Sartre “Intelektuali është dikush që përzihet në atë që nuk e shqetëson”.
Megjithatë̈, situata është̈ ndryshe kur nuk ke subjekt kritike, sikurse ne qytetin tonë, Gjilanin.
Kritika në rastin tonë nuk i drejtohet një personi të caktuar ose klase të veçantë, mbase kritika jonë rëndon mbi shoqërinë̈ në përgjithësi dhe deri diku mund ta shtrijmë atë deri te “elitat politike”, se si në një qytet i cili plotëson të gjitha kushtet për të qenë qytet, nuk ka intelektual, ndonëse njihet gjetiu si “qyteti i intelektualëve”.
Qyteti jonë ka udhëheqës të zgjedhur në mënyrë̈ demokratike.
Ka opozitë.
Polici, gjykata, spitale.
Shkolla, Universitete (publike, private).
Ka gjithashtu organizata të ndryshme; që veprojnë̈ e s’veprojnë̈. Shoqëri civile e jo civile.
Klube sportive gjithashtu.
NUK KA INTELEKTUALË!
Këtu në fakt lind një paradoks i çuditshëm.
Klubet sportive në Gjilan, janë të ndara në dy tabore; SKIFTERËT dhe INTELEKTUALËT!
Intelektualët janë të shumtë në numër, e dominojnë̈ skenën.
Qyteti është pothuajse i tëri Intelektual.
Paradoksi duket kështu: Në një qytet të njohur si qyteti i intelektualëve, në fakt nuk ka asnjë intelektual!
Intelektualizmin në Gjilan në mënyrën më të pashembullt të mundshme, e ka patentuar turma..
Rrjedha logjike, na dërgon drejt një komploti te mirë-menduar, nga “skifterët” kidnapues.
Ideja mbi zhdukjen e intelektualit të vërtetë̈ të qytetit?
Por, si?
Sikur fshihet diçka prapa emërtimeve të tifo grupeve:
Intelektualët dhe Skifterët (grabitqar)?!
Duket se ideja gjeniale e “Skifterit të intelektualizmit “ për ta vendosur këtë emër në stemën e klubeve kryesore te qytetit, ishte me prapavijë.
Patentimi i intelektualizmit nga turma.
Ky “patentim” përveç̧ paradoksal, i pashembullt dhe i padëgjuar me parë del te jetë edhe më fatal.
intelektualët në turmë, për të na treguar që janë turmë, e jo intelektualë stemën e tyre e kanë të qëndisur me një kafshë, që vetëm intelektualin nuk ta kujton: Qen pitbull!
Pra, intelektualët me pitbullin në ballë!
Lufta e vërtetë̈ në qytet, jashtë rrafshit sportiv zhvillohet në mes “skifterave” (grupacion i vogël, i mprehtë, me aftësi të larta kidnapuese) dhe “intelektualit të vërtetë̈”
Skifterët kidnapues ia dolën të kidnapojnë̈ intelektualin e vërtetë̈ nga qyteti.
Ata e hudhën intelektualin në turmë.
E bënë intelektualin turmë.
Turmën intelektualë.
Kështu “Skifterat” arritën ta bëjnë të ndihet, të vishet, e të quhet “intelektual” secili që thjeshtë e ndien veten turmë.
Inflacioni i intelektualizmit si fjalë, duket se e hutoj individin e veçuar nga turma në qytet, e që nuk u bë “intelektual” asnjëherë̈, pikërisht për shkak se refuzoi të jetë pjesë e turmave. Por, nuk u bë as intelektual i vërtetë pikërisht për shkak të kësaj pengese të pakapërcyeshme.
Individi i veçuar nga turma, tentoi ta formësonte mendimin e tij disa herë.
Nuk ja doli!
Fluturimet e skifterëve të shoqëruara me shikime shpotitëse nga lartë, nuk lejuan të formësohet mendimi i thellë, kritik i individit.
Kur individi me mendim i qytetit fshehurazi arrinte deri te njëfarë̈ formësimi të mendimit të tij, tentonte ta thoshte me zë;
Ta bënte kapërcimin e munguar, prej individit me mendim drejtë intelektualit të vërtetë.
Kot.
Zëri i tij nuk dëgjohej.
Zhurma e “tifozëve-intelektualë” turmës që fliste me një zë, nuk lejonte mundësi kapërcimi. Ishin të organizuar të mos lejojnë ngjyrë të veçantë të zërit.
Ngjyra e vetme që do të depërtonte, ishte ngjyra që shkaktohej nga “tifozët intelektualë”, nën dirigjimin e autorëve të të gjitha ngjyrave të zërit “Skifterët”.
Kështu tifozët e qytetit tim mbetën të zhurmshëm.
intelektualët e qytetit tim mbeten tifozë.
Tifozët e qytetit tim mbeten intelektualë.
Qyteti im (pa) intelektualë!