Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës, janë implantuar dy pajisje të sinkronizimit elektrik të zemrës, të pajisura edhe me defibrilator intrakardiak, pajisje këto të teknologjisë së fundit që synojnë mbrojtjen nga aritmitë e rrezikshme, potencialisht vdekjeprurëse dhe përmirësimin e kualitetit të jetës te pacientët me insuficiencë të avancuar të zemrës.
Puna është kryer nga mjekët e klinikës, në bashkëpunim me mjekët nga Qendra Spitalore Universitare e Rijekës së Kroacisë.
Procedura të tilla bashkëkohore, komplekse dhe shumë të kushtueshme, përbëjnë një standart inovator në në trajtimin e këtyre pacientëve në vendin tonë. /2LONLINE.com/