DYLON

Isa Agushi (PDK): “E admiroj Lutfi Hazirin qysh ka guxue me marr guxim me u kandidue”

Isa Agushi (PDK): “E admiroj Lutfi Hazirin qysh ka guxue me marr guxim me u kandidue”
Avatar photo Redaksia

Isa Agushi anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njihet si kritikuesi i madh i kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Dikur bashkëpartiak, por tani në parti të ndryshme, kundërshtare, Agushi nuk e lë asnjë seancë pa drejtuar kritika në adresë të Hazirit të LDK-së, madje shpesh herë ka pas tensionime në KK-në e Gjilanit, por se “thumbat” kritikues kanë vazhduar të hedhen në të dyja anët, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Edhe në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, te pika që kishte të bënte me Raportin e Punës së Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2021, Isa Agushi e mori fjalën dhe fjalët e para nuk i pat për raportin në fjalë, por i ndërlidhi me kandidimin e Hazirit për kryetar komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.

Agushi tha se e “admiron” kryetarin Lutfi Hazirin, qysh ka guxue me marr guxim për me u kandidue edhe njëherë, por ka me dështue.

Madje, ai ia ka rikujtuar Hazirit, kohën kur si bashkëpartiak, në fushatë i kanë ngritur bashkë katër gishta, duke aluduar në katër prioritetet e proklamuara nga Haziri, por që ka dështuar në realizimin e atyre prioriteteve.

Agushi iu është drejtuar Hazirit duke i thënë se “Ke marr guxim për me u kandidue edhe njëherë për kryetar komune porse kësaj radhe nuk i ke ushtarët me vete dhe se do të dështosh”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.